Ka disa studime që konfirmojnë se sa i rëndësishëm është kontributi i çokollatës së zezë në shëndetin e zemrës dhe trurit.
Efekti i tij i dobishëm është për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, si polifenolet, flavonolet dhe katekinat.
Sipas një analize më të re, një copë çokollatë e zezë në ditë mbron zemrën dhe ndihmon diabetikët të rregullojnë më mirë sheqerin në gjak. Flavanolet e çokollatës përmirësojnë ndjeshëm ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe profilin e lipideve në gjak, duke rritur nivelet e kolesterolit “të mirë” (HDL).
Sipas ekspertëve, përfitimi varet nga sasia e flavanoleve të konsumuara. Çokollata e zezë ka më shumë flavanole në krahasim me çokollatën e bardhë ose me qumësht.
Një studim shtesë tregoi gjithashtu se konsumimi i çokollatës lidhet me reduktimin e inflamacionit kronik në trup, i cili është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare./abcnews.al