Lamtumira e Paul Pogba me Manchester United ësht ë shumë e mundshme ripërsërit Marca.
Lëndimi i mesfushorit francez në kombëtaren pak ditë më parë mund t’i kishte dhënë fund aventurës së tij me ekipin e Premierligës.
Drejtuesit e Djajve të Kuq nuk do të donin më të prisnin vendimin e lojtarit dhe agjentit të tij Mino Raiola për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në qershor, raporton albeu.com.
Juventusi pëlqen akoma Tchouameni:
Marca shkruan se Real Madridi po vëzhgon me interes situatën, i gatshëm të japë dorën për të marrë Pogban, gjë që i pëlqen Carlo Ancelottit.
Te francezët, shkruan faqja e gazetës spanjolle, janë edhe Juventusi dhe Paris Saint-Germain. Bianconerët gjithashtu vazhdojnë të ndjekin Aurelien Tchouameni të Monakos, i cili është vëzhguar prej disa kohësh nga Federico Cherubini. Një pengesë për blerjen e Pogba, i cili do të lirohet pa asnjë kosto në qershor, mund të jetë paga e tij neto prej 12 milionë në vit : Marca thekson se edhe për Real Madridin një kompensim kaq i lartë mund të jetë problem. /abcnews.al/