Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Prova falas”, gjysmë milioni euro fitime, e pësojnë dy vëllezërit shqiptarë që shisnin kokainë në Itali

schedule00:01 - 13 Nëntor, 2021

schedule 00:01 - 13 Nëntor, 2021

SCHIO – Dy vëllezër shqiptarë të moshës 33 dhe 35 vjeç u arrestuan nga karabinierët pasi akuzohen për shpërndarje kokaine në Itali.

Sipas mediave italiane xhiro e tyre llogaritet gjysmë milioni euro duke pasur parasysh rrjetin e klientëve që kanë blerë një doza kokaine prej 100 eurosh.

Dyshja kishte disa shtëpi dhe garazhe në dispozicion midis Schio dhe Santorso për të kryer aktivitetin e paketimit.



Gjatë hetimeve, policia ka dëgjuar nga klientë të ndryshëm dhe ka konstatuar se tregtarët e drogës, për të ndërtuar besnikërinë e tyre, u ofronin edhe doza falas .

Gjatë kontrollit u gjetën rreth 640 gramë kokainë e pastër, 4000 euro cash dhe 700 paund. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!