Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina del nga rruga në Tiranë, lëndohet shoferi 18-vjeçar

schedule22:33 - 12 Nëntor, 2021

schedule 22:33 - 12 Nëntor, 2021

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”,  mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime shoferi, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”,  mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.



Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!