Sul Voka prej 50 vjetësh peshkon jo vetëm për sport, por dhe për tu ushqyer. Sapo zbardh shkon në breg dhe hedh grepat në Liqenin e Fierzës. Ku ka fat kap ndonjë peshk dhe e konsumon me familjarët.
“E kam pasion gjuetinë, merak. Liqenin e dua shumë vdes për të! Dal në Kukës më kap pandemia, dal tek liqeni dhe s’më ndodh gjë.”
Thotë se kohët e fundit nuk ka kapur shumë peshq, pasi persona të papërgjegjshëm hedhin dinamit dhe nuk dënohen.
“Policia i kap ata njerëz, gjykata I liron. Kontroll s’ka. Duhet kapur një të bëhet shembull.”
Po kaq i apasionuar është dhe Ismail Mehmeti. Ai thotë se institucionet vendore nuk kujdesen për gjallesat ujore.
“Tek ura hedhin dinamit. Investojnë kot, Bashkia hedh rasat po nuk e ruan dhe dëmtohet. Paguajnë 20 vetë dhe nuk e ruajnë. Si ruajmë investimet tona. Më dhimbset shumë se këtu kalojmë kohën.”
Ismail Mehmeti e mbylli ditën vetëm me një peshk. Në liqenin e Kukësit ka 7 lloje peshqish më të njohurit janë krapi dhe luçiperi. /abcnews.al/