Fshatrat nën borë, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Dibër

schedule18:12 - 14 Janar, 2019

schedule 18:12 - 14 Janar, 2019

Prefekti i Dibrës mblodhi Shtabin e Emergjencave pasditen e së hënës. Drejtuesit e institucioneve kryesore dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve raportuan në lidhje me situatën , dhe masat e marra për përballimin e motit të keq. Situata më problematike është në hapjen e rrugëve rurale dhe lidhjen e fshatrave me rrugët kryesore apo me qytetet, ku sipas autoriteteve rezulton se ende një pjesë e madhe e fshatrave janë nën pushtetin e borës. Shkollat nuk janë hapur as ditën e sotme , pasi një pjesë e mirë e tyre nuk kanë dru zjarri për ngrohje, por edhe për shkak se nuk lëvizin furgonët që transportojnë nxënësit nga fshatrat.

Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu: “Në fundjavë priten sërish reshje bore. Por nëse do marrim masat me hapjen e rrugëve dhe me hapjen e shkollave do e kemi më të lehtë për të menaxhuar situatën që na pret. Mirë është që  të hapen rrugët dhe të angazhohen njerëzit. Mirë është që njerëzit të angazhohen. Edhe në Gjermani po të shkoni, bashkia nuk ua hap rrugët deri te dera e shtëpisë. Atje dalin njerëzit e lagjes dhe me lopata hapin rrugën e vet. Bashkia hap vetëm rrugën e madhe, kështu ndodh në të gjithë botën. Çfarë nuk kemi parë në rrjtete sociale. Por, është puna e jonë edhe kjo që t’i mobilizojmë njerëzit. Ne duhet t’i kërkojmë ndihmë edhe komunitetit se bashkërisht po punojmë për një qëllim”./abcnews.al