Dështimi i opozitës, Ahmeti: Miqësia me SHBA dhe BE, nuk ka alternativë

schedule08:32 - 12 Nëntor, 2021

schedule 08:32 - 12 Nëntor, 2021

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut pas dështmit të mocionit nga opozita kundër qeverisë është shprehur se miqësia me SHBA-në, BE-në dhe vendet e tjera të rajonit nuk ka alternativë.

“Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, por edhe me vendet e rajonit, është e pa alternativë dhe e pacënueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë.

Sot ngadhënjeu ndërgjegjja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perëndimorë.

Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri, më tepër stabilitet dhe parashikueshmëri politike të plotë.

Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATOsë, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu.

Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Bashkë përgjithmonë” shkruan ai./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!