Manchester City është përballur më një situatë aspak pozitive, teksa sulmuesi Riyad Mahrez ka kërkuar largimin që në merkaton e janarit.
Ky lajm vjen nga “Footmercato”, që shpjegon edhe arsyen e kësaj kërkesë nga ana e lojtarit.
Siç duket sulmuesi algjerian është bezdisur nga qëndrimi i gjatë dhe i vazhdueshëm në stolin e rezervave, edhe pse gjithmonë ka qenë vendimtar me golat e tij, sa herë që është thirrur në “mësim”.
30-vjeçari i lodhur nga kjo situatë ka kërkuar largimin nga manchesteri, duke iu kërkuar kampionëve anglezë ta shesin atë në merkaton e dimrit.
Kujtojmë se Mahrez është transferuar te Manchester City në vitin 2018, ku kontrata e tij aktuale i skadon në fund të qershorit 2023. /f.a/abcnews.al