Balotazhi për zgjedhjet lokale në Kosovë, votimi vijon i qetë dhe pa probleme

schedule10:11 - 19 Nëntor, 2017

schedule 10:11 - 19 Nëntor, 2017

Vijon i qetë dhe pa incidente procesi i votimit për balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Sot mbi 1 milion e 350 mijë persona janë thirrur në votime për të zgjedhur kryetarët e 19 komunave në të gjithë vendin. Ndërkohë, në raundin e parë u zgjodhën kryetarët e 19 komunave të tjera. Komisoini Qëndror Zgjedhor bën me dije se deri në orën 15:00 kanë votuar 24.9% e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërsa zëdhënësi i KQZ-së nënvizoi se nuk janë verifikuar parregullsi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Qendrat e votimit janë hapur pa vonesa në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm në 19 komunat e përfshira në balotazh. Votimi do të përfundojë në orën 19:00. Sfida kryesore është për komunën e Prishtinës. Kryetari aktual, Shpend Ahmeti, nga Vetëvendosje garon kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!