Policia kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara. Sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.
Policia kufitare ka arrestuar dy shoferët e autobusin, shoferin e parë dhe ndihmësin e tij. Eurot ishin të ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro.
Eurot dyshohet se i përkasin grupeve kriminal të cilat kanë dërguar lëndë narkotike në Itali dhe prisnin eurot në Shqipëri. /abcnews.al/