Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi kontrollin e automjetit, përfundon në spital 61-vjeçari në Durrës

schedule15:59 - 10 Nëntor, 2021

schedule 15:59 - 10 Nëntor, 2021

Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Durrës. Bëhet e ditur se rreth orës 15:00, në aksin rrugor Durrës – 4 rrugët e Fllakës, një 61-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Për pasojë, 61-vjeçari ka marrë lëndime dhe tashmë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve jashtë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!