ARRSH: Ja gjendja e akseve rrugore në vend

schedule09:53 - 13 Janar, 2019

schedule 09:53 - 13 Janar, 2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mëngjesin e sotëm për përmirësim të situatës në disa qarqe të vendit nga reshjet e borës, ndërsa bën apel për të respektuar sinjalistikën dhe përdorimin e zinxhirëve në zonat problematike. Sipas ARRSH në Rajonin Jugor Gjirokastër, gjatë gjithë natës është punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër është punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve, ndërsa rekomandon përdorimin e zinxhirëve në segmentet; Qafë Mali-Fierzë, Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë dhe përdorimin e pjesshëm të zinxhirëve në akset rrugore; Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelencë, Domaj-Draj Rec, Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Për s ai përket rajonit qëndror të Tiranës ARRSH thekson se qarkullohet pjesërisht me zinxhirë në akset rrugore; Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj),  Rruga Lunik –Steblevë, Krujë-Sarisalltik, ndërsa në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë, ndërkohë që vijon puna për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.  Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!