Janë diplomuar rreth 1500 studentë të universitetit bujqësor të Tiranës. Misioni i këtij universiteti lidhet me formimin bujqësor në drejtim të zhvillimit të bujqësisë moderne dhe garantimit të ushqimit të shëndetshëm dhe cilësor.
Mundi i tre dhe 5 viteve të këtyre studentëve sot ka një emër: i diplomuar
Janë 1480 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, nga të cilët 15 studentë ekselentë janë diplomuar në sistemin bacelër.
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Bari Musabelliu falenderoi studentët që ndoqën studimet në këtë universitet, por i siguroi ata se dyert do të jenë të hapura. Mundësitë që ofron ky universitet janë të shumta.
Rektori Musabelliu solli në vëmendje edhe një herë dy pika të forta të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Studentët e diplomuar vijnë nga 59 programe mësimi që ofron universiteti bujqësor, nga të cilët vetëm becëlor janë 19.
Ceremonia vazhdoi me ndarjen e çertifikatave dhe studentëve me rezultate të larta nga dekanët dhe studentëve të Ekselencës, nga anëtarët e senatit akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës./abcnews.al
https://youtu.be/7W0xJbBY14w