Partizani siguroi fitoren e parë, Daja: Sot gjëja më e mirë ishte tre pikëshi

schedule17:16 - 7 Nëntor, 2021

schedule 17:16 - 7 Nëntor, 2021

Partizani arriti të merrte fitoren e parë në kampionat kundër Kastriotit duke e mundur me rezultatin e pastër 2-0.

Golat e kësaj sfida u shënuar nga Emiliano Musta dhe Rrapaj.

Pas ndeshjes për “Supersport”, trajneri i demave, Ilir Daja u shpreh i lumtur për fitoren dhe se kthesën e skuadrës e priste patjetër.

“Kemi thënë që e kemi çuar veten në krizë rezultatesh, kemi menduar që ta marrim të gjithë përgjegjësinë. E gjithë fitorja shkon për djemtë, kishim një transfertë të vështirë, Kastrioti ka një ekip që bën mirë të dy fazat, është e vështirë t’u shënosh atyre.

Na jep kohë për t’u rikuperuar pushimi si pasojë e ndeshjeve të kombëtares. Kjo mund të jetë një pikë kthese, e kemi pritur fitoren edhe më para.

Sot gjëja më e mirë ishte tre pikëshi. Partizan agresiv? Primare sot ishin variantet taktike dhe manovrat, lojtarët kishin dëshirë dhe sakrificë për ta fituar këtë ndeshje.

Përtej lojtarëve, fitorja shkon edhe për tifozët, ishin të shumtë. Le të dalim nga ky moment të gjithë bashkë. Të gjithë e kemi vuajtur mungesën e rezultateve.

Pati një lloj çlirimi, i lashë pushim ditën e nesërme. Ajo që do ndryshonte situatën do ishte shpirti i skuadrës, siç ndodhi sot ndaj Kastriotit.

Duhet të kishim shkuar më shpejt te goli i qetësisë, mund të kishim realizuar golin e qetësisë siç na rrezikuan ata.

Hoxha? Albani ka një frakturë të dorës. Teqja na ka mbrojtur portën. Urojmë të kthehet sa më shpejt Albani, por duhen vlerësuar edhe dy ndeshjet e mira të Teqjes”, deklaroi tekniku Daja. /f.a/abcnews.al