The Economist: Ringjallja e së djathtës në Ballkan

schedule13:55 - 18 Nëntor, 2017

schedule 13:55 - 18 Nëntor, 2017

Në një editorial të gjatë, The Economist ngre alarmin për ringjalljen e së djathtës në europë dhe për faktin se zërat e shovinizmit fetar po bëhen më të fortë. Sipas shkrimit të djathtët janë më të fortë në Europën Juglindore.

Gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990, linjat e vjetra të fesë dhe etnisë duket se u përhapën sërish në Europë me pasoja tragjike. Vendet muslimane u rreshtuan për të mbështetur Bosnjen; Zemra katolike e Evropës rizbulonte lidhjet e vjetra me kroatët; dhe Serbia mori mbështetje morale nga një vëllazëri ortodokse që lidh Rusinë, Greqinë dhe Qipron.

Kështu nis editoriali i “The Economist” ku theksi vihet në ringjalljen e së djathtës në Europë si dhe në përforcimin e zërave të shovinizmit fetar.

Por pas vitit 1999, kur bombardimet e NATO-s detyruan Serbinë të tërhiqej, bisedimet për përplasjet e civilizimeve në Ballkan u zbehën ndërsa rajoni ra nën ndikimin perëndimor. Çdo vend ose ishte në Bashkimin Evropian ose dëshironte të ishte. Por kohët e fundit, nacionalizmi dhe ultra-nacionalizmi të frymëzuar nga feja janë kthyer në Eropën juglindore, jo si një forcë dominuese, por si një spektër që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Për të pasqyruar këtë mjafton të shihet një filmim të postuar nga partia e Agimit të artë të Greqisë, drejtuesit e së cilës janë në gjyq që nga viti 2015 me akuzat për drejtimin e një organizate kriminale. Në video duket festimi i konsolidimit të marrëdhënieve mes lëvizjes greke dhe Partisë Radikale Serbe, themeluesi i së cilës Vojisllav Sheshelj u gjykua për krime lufte në Hagë. Dy partitë e ekstremit të djathtë merren thellësisht me retorikën fetare.

As Agimi i Artë as radikalët serbë nuk janë protagonistë në skenat politike apo vendimarrëse të vendeve përkatëse por gjithësesi nuk janë të parëndësishëm. Agimi i Artë ka 16 deputetë në legjislaturën greke prej 300 anëtarësh. Radikalët serbë morën 8% të votave në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, një vit më parë, duke shënuar rikthmin e Sheshelit në parlament. Aleksandër Vuçiç, i zgjedhur këtë vit si president i Serbisë, filloi jetën politike si një radikal, për të themeluar më pas në 2008-ën një grup më të moderuar politik.

Agimi i Artë dhe Radikalët serbë nuk i pranojnë kulturat e huaja, përfshirë përfshirë ato që sjellin emigrantët; janë entuziastë për Vladimir Putin dhe marrëdhëniet ngrohta me Rusinë; dhe, vitin e kaluar, patën një reagim pozitiv ndaj zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fatmirësisht, as jeta politike e Ballkanit e as ajo fetare nuk fillon e as mbaron me këto zëra të ashpër. Por ata pa dyshim janë duke u projektuar me një besim më të madh, sikur për herë të parë prej dekadash, historia të ishte në anën e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!