Një fotografi shokuese e publikuar nga një grup pranë Isis po bën xhiron e rrjeteve sociale në të gjithë botën. Me anë të kësaj fotografie ku shihet ekzekutimi i Papa Franceskut, xhihadistët kërcënojnë vatikanin dhe të krishterët.
Sërish kërcënime ndaj të krishterëve nga ana e Isis. Këtë herë ajo që shqetëson është një fotografi e publikuar nga një grup pranë xhihadistëve të shtetit islamik ku shihet Papa Francesku i cili ekzekutohet nga ekstremistët
Fotografia u publikua fillimisht në profilin në Tuiter të “SITE” organizatës që monitoron aktivitetet e xhihadistëve në rrjetet sociale. Një fotografi që vjen pak orë pas një tjetër pamjeje të frikshme që qarkullonte në disa profile të xhihadistëve: një person me automjetin e tij gjendej pranë Vatikanit dhe shoqërohej nga dicitura “krishtlindje të përgjakshme”; dhe u bënte apel xhihadistëve që të godisnin Vatikanin dhe Romën gjatë festave të fundvitit. Nuk është hera e parë që Vatikani gjendet në qendër të kërcënimeve xhihadiste. Por pas atentatit të Berlinit ku mbetën të vrarë 12 persona që u shtypën me kamion, niveli i alarmit në prag të festave mbetet i lartë. Propaganda ekstremiste në internet ka në shënjestër dhe njëherë më shumë të krishterët. Dhe xhihadistët në mesazhet e tyre kërcënuese janë përqendruar në Romë, simbolin e Vatikanit dhe të krishterëve./abcnews.al