Nxënësit e asfiksuar të shkollës së Shupenzes mësohet se kanë lënë spitalin dhe janë larguar në shtëpi. Ndihmë mjekësore po merr vetëm një vajzë qe është ende nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Bulqizës. Ndërkohë që punonjës të bashkisë së bashku më specialistë kanë kryer provën e kaldajës në shkollën ku ndodhi ngjarja dhe kanë zhbllokuar oxhakun. Por ende nuk dihet nëse të hënën nxënësit e shkollës së Shupenzës do t’i rikthehen mësimit apo jo. 60 prej tyre mbetën të asfiskuar te premten ne dreke. Shkak u bë tymi që shkaktoi bllokimi i oxhakut të shkollës. Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Dibrës tha se situata u krijua nga ndezja e kaldajës me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit./abcnews.al
Ngjarja në shkollën e Shupenzës, vetëm një vajzë në spitalin e Bulqizës
schedule13:09 - 18 Nëntor, 2017
schedule 13:09 - 18 Nëntor, 2017