Mbyllet salla e ekspozimit te Muzeu Kombëtar, shndërrohet në magazinë, ku do të ruhen 5 mijë veprat e GKA

schedule09:36 - 3 Nëntor, 2021

schedule 09:36 - 3 Nëntor, 2021

Nga Leontina Nika

Salla kryesore e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar për dy vite do kthehet në magazinë.  Me mbylljen e Galerisë Kombëtare dhe kësaj salle ku janë realizuar evente të rëndësishme si “Pranver Art”, “Nëntori” apo ekspozita të shumta personale, arti pamor do të vuaj hapësirat e prezantimit në kryeqytet. E fundit ekspozitë e realizuar në këtë sallë ishte ajo e piktorit të njohur Ismail Lulani.

Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur dyert për vizitorët që më 18 tetor për shkak të rikonstruksionit. Arkivi dhe administrata janë transferuar pranë ambienteve të Albafilm sh.a. Aktiviteti Artistik i galerisë do të  bashkërendohet me Muzeun Historik Kombëtar, në hapësirën e vetme ekspozuese që është holli i muzeut.

Krahas restaurimit të galerisë ekzistuese do të shtohet edhe një tjetër simotër në pjesën e pasme të saj.  Galeria Kombëtare e arteve i ka hap dyert zyrtarisht për publikun, në janar të 1954. /abcnews.al