Në qarkun e Korçës rreshjet e borës vazhdojnë me intensitet të lartë. Raportohet se janë bllokuar disa mjete në rrugën dytësore që lidh Podgorien me rrugën nacionale. Makinat nuk mund të lëvizin për shkak të rrugës së papastruar dhe të pakriposur.
Deri tani akset rrugore Korçë-Ersekë, Korçë-Voskopojë, Maliq-Lozhan-Grabovë janë të hapura, por duhet të qarkullohet me zinxhirë. Në orët e drekës u raportua se në Dardhë ka pasur rreshqitje masive të borës dhe është bllokuar rruga.
Furnizimi me energji vijon normalisht me përjashtim të fidrit të Gjançit, që furnizon fshatrat Dvoran, Floq, Kamenicë, i cili ka defekt. Procesi mësimor vijoi me orare të reduktuara.
Në akset Maliq-Kapshticë dhe Tepelenë-Kakavijë qarkullimi duhet të bëhet me zinxhirë. Në rrethin e Kolonjës procesi mësimor nuk u zhvillua në fshatrat Qafzez, Boshanj, Shalës, Butkë, Mesiçkë. Ndërsa në rrethin e Pogradecit, procesi mësimor nuk u zhvillua në Velçan dhe Proptisht. Në Devoll, mësimi vijoi me orë të reduktuara./abcnews.al