Theu traun në Qafë-Botë dhe u arratis si në filma, kush është shqiptari i arrestuar

schedule18:32 - 2 Nëntor, 2021

schedule 18:32 - 2 Nëntor, 2021

Gardian Mirakaj, 39 vjeç nga Lezha është shoferi i cili theu sot traun në doganën e Qafë Botës dhe tentoi që t’iu arratiset policëve grekë, të cilët e kanë ndjekur për disa minuta si në filma.

Polcicia shqiptare sqaron se Mirukaj teksa drejtonte makinën tip “Volkswagen” ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim as Policisë Greke. Ai është kapur nga pala greke në hyrje të Igumenicës.

Lexo edhe: Shoferi shqiptar iu bën “zbor” policëve grekë, thyen traun dhe godet patrullën, ndiqet si në filma

Sqarimi i policisë për rastin:

Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë  Kufitare Sarandë dhe homologeve Greke, ndalohet drejtuesi i një automjeti, i cili nuk iu bind Policisë Kufitare Shqiptare dhe asaj Greke, duke kaluar në menyrë të jashtëligjshme pikën e kufirit në Qafë-Botë. Ditën e sotme, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke.

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë falë dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm. Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!