Agim Ibraimi mban pezull Partizanin, kërkohet nga Maqedonia

schedule18:24 - 9 Janar, 2019

schedule 18:24 - 9 Janar, 2019

Partizani pritet të ketë konkurrencë për të marrë sulmuesin Agim Ibraimi. Shqiptari nga Maqedonia ka disa oferta dhe pritet të zgjedhë më të përshtatshmen.

Afrimet e deritanishme nuk janë zgjidhje. Partizani vazhdon përgatitjet në Antalia, duke pasur në radhët e veta Jusufin, Hysenin, dhe mesfushorin Dilaver Duka, por ende jo një sulmues dhe të paktën një mbrojtjes.

Trajneri Skënder Gega, mësohet se ka bërë kërkesat e veta në klub, veçse duket se nuk do të jetë e lehtë për të marrë ata që dëshirohen. Objektivi kryesor, sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Agim Ibraimi, për momentin po mendohet për skuadrën e tij të re.

Ai e ka prishur kontratën me Domzhalen në Slloveni, veçse ka mundësi të zgjedhë për të ardhmen. Përveç Partizanit, e kërkojnë një klub tjetër i Superligës shqiptare, që mund të jetë Kukësi, por ndoshta edhe Teuta, Tirana apo Skënderbeu.

Po ashtu, Ibraimin e dëshiron edhe ekipi i tij i parë, Shkëndija e Tetovës. E pazgjidhur edhe çështja e sulmuesit tjetër, Kuame Amponsah, i cili mesa duket ende nuk e ka prishur kontratën me Nefçin e Bakusë në Azerbajxhan. Deri tani, kryeqytetasit nuk kanë marrë përforcime të rëndësishme, madje edhe mesfushori Duka do të kalojë provën përpara stafit teknik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!