Analisti dhe gazetari Agim Baçi, retorikën e kreut të PD Lulzim Basha për “trekëndëshin e Bermudës”, e sheh si një tentativë të Bashës për të treguar se është ndarë nga modeli i të shkuarës dhe jo si një ndarje nga LSI.
Ai tha se kjo ishte një formë e kreut të PD për të treguar se do ndërtojë një politikë ndryshe nga ata të tre. Nga ana tjetër në lidhje me qëndrimet e Metës pro Berishës, Baçi theksoi se kjo nuk ka qenë sekret.
“Basha në ligjërimin e tij po përpiqet të thotë që do ndërtojë një periudhë të re në komunikim publik në PD. Nuk mund ta shmangte këtë batutë për të shkuarën për tre ish-kryeministra për të thënë që unë do bëj një politikë ndryshe nga këta të tre, Tani Basha ka marrë spektrin e drejtuesit të PD. Berisha nuk është më në parlament.
Për Metën, nuk e ka fshehur ndonjëherë raportin me Berishën. Realisht më e qartë ka qenë Monika që nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim. Nuk mendoj që do ketë çarje PD-LSI”, tha Baçi. m.v/Abcnews.al