Janë publikuar momentet e aksidentit të ndodhur në Greqi ku një 21-vjeçar i cili sipas mediave greke thuhet se është shqiptar përplasi për vdekje shpërndarësin e picave.
Në video shihet se si makina me shpejtësi “skëterr” lëviz në rrugë dhe vetëm pak metra pasi zhduket nga kamera përplas për vdekje 47-vjeçarin baba të dy fëmijëve.
Disa kalimtarë që ndodheshin në rrugë nxitojnë për t’i dhënë ndihmën e parë personave të përplasur por 47 vjeçari humb jetën në vend.
Raportohet se shqiptari makinën me të cilën udhëtonte me shpejtësi të madhe e kishte marrë hua tek kushëriri i tij. Ndërkohë ai raportohet se nuk ka patentë për të ngarë makinën madje pas testeve rezultoi se ishte i dehur.
Fillimisht shqiptari u larguar nga vendi i ngjarjes por më pas u rikthye ku edhe u vu në pranga nga policia greke. Në disa media greke raportohet se përveç shkeljeve të tjera shqiptari kishte thyer edhe semaforin e kuq, duke shkaktuar më pas aksidentin me vdekje. /abcnews.al/