Legjendat e muzikës, Jon Bon Jovi dhe Bryan Adams, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe si pasojë janë detyruar t’i anulojnë të gjitha performancat e planifikuara për fundjavën që e lamë pas.
Bon Jovi e mori lajmin se është prekur nga Covid-19, vetëm disa orë para se të dilte në skenë për të performuar në koncertin e tij në Miami.
Zëdhënësit e Jovit kanë bërë të ditur se ai është i vaksinuar dhe po ndihet mirë me shëndet.
Kurse, Bryan Adams ishte planifikuar të performonte në ceremoninë e së shtunës, për të interpretuar këngën “It’s Only Love” në nder të ikonës së muzikës, Tina Turner, e cila ishte në mesin e artistëve të nderuar gjatë mbrëmjes.
Një përfaqësues i këngëtarit tha për revistën “Billboard” se ai është i vaksinuar dhe nuk po përjeton simptoma të rënda të Covid-it./abcnews.al