Kryeministrja e Britanisë së Madhe Tereza Mej mbrojti sërish marrëveshjen e arritur me Bashkimin Europian për Brexit duke thënë se kritikimi i saj është i dëmshëm.
Në një artikull të publikuar për të përditshmen britanike Daily Mail, kryeministrja Tereza Mej paralajmëroi deputetët që kritikojnë marrëveshjen e arritur me Bashkimin Europian për Brexit, se nëse nuk e mbështesin, demokracia britanike mund të pësojë dëme dhe shumë votues mund të humbasin punën e tyre.
Mej shkruan se kritikët ndaj saj duhet të kuptojnë se po rrezikojnë demokracinë në vend dhe duhet të kenë parasysh pasojat mbi britanikët duke filluar që nga tryezat e boshatisura në shtëpitë e tyre. Duke e cilësuar vitin 2019 si vitin kur Mbretëria e Bashkuar mund të shënojë kthesën, kryeministrja pranoi se në momentet e një sfide të madhe, gjenden gjithmonë rrugë për të ndjekur duke marrë dhe mbështetjen e të gjithë komunitetit.
Dhe ky sipas Mej është piëkrisht ai moment. Një muaj më parë ajo u detyrua të shtyjë votimin në parlament për marrëveshjen e arritur me Brukselin, pasi nuk kishte votat e duhura për miratimin e saj. /abcnews.al

