Rastet e rrëmbimeve, mbi 12 milionë fëmijë në Nigeri kanë frikë të shkojnë në shkollë

schedule15:50 - 28 Tetor, 2021

schedule 15:50 - 28 Tetor, 2021

Presidenti i Nigerisë , Muhammad Buhariu, tha se më shumë se 12 milionë fëmijë kanë frikë të shkojnë në shkollë. Ata janë të frikësuar se do të rrëmbehen nga bandat kriminale. Rrëmbimi i parë masiv i nxënësve në Afrikë ndodhi në prill 2014, kur Boko Haram rrëmbeu  276 vajza nga një shkollë në Chibok.

“Që nga ajo periudhë, janë rritur sulmet në shkolla dhe po përhapen në të gjithë pjesën veriore të vendit”, tha Bukhari në një samit ndërkombëtar të sigurisë së shkollave në Abuja , kryeqyteti nigerian .

Si rezultat, “më shumë se 12 milionë fëmijë kanë frikë të shkojnë në shkollë, veçanërisht vajzat, ” vazhdoi presidenti nigerian, pa specifikuar saktësisht se cilës zonë apo grupmoshë i referohej.

Përveç xhihadistëve që dominojnë pjesën verilindore të vendit, ku ndodhet bastioni i tyre, bandat e armatosura kanë bastisur Nigerinë veriperëndimore dhe qendrore prej vitesh , duke nisur sulme, plaçkitur fshatra dhe duke kryer rrëmbime në këmbim të shpërblimeve, raporton abcnews.al

Që nga fillimi i vitit, këto organizata kriminale kanë rrëmbyer më shumë se 1,400 studentë , sipas Unicef. Sipas ekspertëve, shumë vajza të mitura që braktisin shkollën martohen para se të arrijnë moshën madhore. Rreth 44% e vajzave në Nigeri martohen para moshës 18 vjeç, sipas një deklaratë të  Save the Children ,

Ish gjenerali, i cili u zgjodh president në vitin 2015,  tha se siguria e shkollave do të jetë  “prioritet” i qeverisë së tij, duke theksuar “se është e vështirë të menaxhohen këto sfida të sigurisë dhe pasojat e tyre”.

/abcnews.al