“Trekëndëshi i Bermudës”, Basha fut Ramën, Metën dhe Berishën në një “thes”

schedule11:25 - 28 Tetor, 2021

schedule 11:25 - 28 Tetor, 2021

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar hapur dhe pa doreza për herë të parë Presidentin Ilir Meta. Nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme plenare lideri demokrat u shpreh se koha e Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës ka marrë fund.

E ke hallin te PD, ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në “Foltore”, bëj “Foltoren” tënde dhe bëni trekëndëshin Bermudës.

Unë jam këtu për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju. Dil të paktën hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët dëshirën të kthehen pas? Jo, mua do të më kesh përballë, Jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011.

Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. E kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty. Por pjesën më të vogël. Pjesën më të madhe e kanë dy pjesët e tjera të trekëndëshit të Bermudës.

Përpjekja për të ndërtuar një aleancë me “Trekëndëshin e Bermudës” do të dështojë” u shpreh Lulzim Basha./ Abcnews.al