Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë vendimin e qeverisë shqiptare duke theksuar se nga sot ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve është pronë e Bashkisë së Tiranës.
Ai shprehet se kjo godinë do të shërbejë si muze që do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike.
“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike”, shkruan Veliaj.
Mbrëmjen e djeshme policia bashkiake rrethoi godinën e sarajeve. Pronarët nga ana e tyre kërkojnë që të negociohet çmimi për shpronësim në bazë të vlerës reale që Sarajet kanë, ose edhe të lëshohen me qira. /Abcnews.al
Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike. ?✅@CityOfTirana i paguan 2.5mln USD pronareve per ndertesen monument kulture – nje precedent historik! ??? pic.twitter.com/WkHwdijZMi
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) October 28, 2021