Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Bombardon droni turk, Rusia nis tanket, bota mban frymën nga frika një lufte të madhe

schedule10:20 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:20 - 28 Tetor, 2021

Janë rritur sërish tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë pas disa muajsh armëpushimi. Ushtria ukrainase shpërndau pamjet e një sulmi me dron TB2 ndaj një pozicioni të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit pasi këta të fundit sipas autoriteteve kishin shkelur armëpushimin duke plagosur disa ushtarë të Ukrainës, raporton abcnews.al.

 



Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rrebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia. Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rrebelëve.

Në rrjetet sociale janë publikuar video nga momenti i lëvizjes së tankeve ruse 10 kilometra larg vijës së kontaktit mes ushtrisë së Ukrainës dhe rrebelëve pro-rusë.

Ukraina dhe Rusia janë në konflikty që prej vitit 2014 kur rusët pushtuan Krimenë dhe mbështetën rrebelët në lindje të vendit. Rajoni është i tensionuar prej një rivaliteti të tillë, pasi NATO ka pozicionuar forcat e saj direkt pranë kufirit me Rusinë në shtetet balltike dhe një tensionim i situatës mund të çonte në situata krejt të paparashikueshme.

Ukraina bleu këtë vit disa dronë turq “TB2”, të cilët rezultuan të suksesshëm ndaj armatimit rus në luftën e Nagorni Karabakh të vitit të shkuar, ku ushtria azere shkatërroi në pak javë ushtrinë armene.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!