Një tërmet i ri është regjistruar herët në mëngjes në Kretë me intensitet 3.9 të shkallës Rihter. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth orës 7 të mëngjesit, me epiqendër Lassithin.
Lexo edhe: Çarje toke dhe shumë tërmete, profesori: Greqia po kalon një periudhë përkeqësimi
Më konkretisht, tërmeti goditi 29 kilometra në lindje të Zakros, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar në 20 kilometra. Në javët e fundit Kreta është goditur nga disa tërmete, fenomen që ka shqetësuar sizmologët./ Abcnews.al

