Disa familje në Kuç të Vlorës janë frikësuara për situatën që po kalojnë. Atyre u janë dëmtuar shtëpitë dhe ndodhen në mes të ftohtit. Emergjencat Civile kanë kërkuar futjen e forcave të Ushtrisë për të ndihmuar banorët.
Jashtë është borë dhe brenda muret e çara. Në këto ditë të ftohta banorët e fshatit Kuç në Vlorë po kalojnë momente të vështira. Tërmeti i së premtes u ka dëmtuar shtëpitë dhe temperaturat ndjehen më të ulëta brenda mureve sesa jashtë tyre.
“Nuk pati lëkundje se të kishtë pas nja dy lëkundje u shkarkuan këto. U çuam të iknim sa erdhëm te dera lekundja e parë mbaroi”.
Tërmeti me magnitudë 4.8 rihter, në thellësi 27 km me epiqendër në Borsh, lëkundjet u ndjenë në Gjirokastër, Sarandë si dhe në zonat përreth.
Por këtu në Kuç situata është e rëndë. Disa familje nga frika u strehuan tek të afërmit e tyre.
“Dola përjashta me fëmijët dhe ika nga shtëpia shkova te shtëpia e motrës, fjeta atje mbrëmë”
Pasditen e së shtunës pranë banorëve shkuan autoritetet e Emergjencave Civile dhe ata vendore. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave u vendos për vlerësimin e dëmit dhe ndërhyrjen e menjëhershme me forcat e ushtrisë për t’u garantuar strehë dhe ngrohje familjeve në Kuç. /abcnews.al
Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika