Italia regjistroi 4,598 të infektuar dhe 50 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule17:39 - 27 Tetor, 2021

schedule 17:39 - 27 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 4,598 raste të reja me koronavirus nga 468,104 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se numri i rasteve fatale për sot ishte 50 duke bërë që totali që nga fillimi i pandemisë të shkojë në 131,954. Kurse, numri i të shëruarve është 4,226.

Sipas raportimeve numri i pacientëve që janë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv është 341. Kurse, të shtruarit me simptoma në pavijonet e tjera Covid-19 janë 2,615, 11 më shumë se dje.

Rastet aktive në vend janë 75,365, 319 më shumë se në 24 orët e kaluara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!