Falsifikuan dokumentet, arrestohen dy afganë të akomoduar në Shëngjin

schedule13:43 - 27 Tetor, 2021

schedule 13:43 - 27 Tetor, 2021

Dy afganë të akomoduar në Shëngjin janë arrestuar nga policia, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se kanë falsifikuar dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit. Në pranga janë vënë dy shtetasit afganë me inicialet S. S.dhe S. K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, si rezultat i masave të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë në fushën e  falsifikimit të dokumenteve, bazuar në informacionet e siguruara për shtetas afganë të akomoduar në Shëngjin, që mund të përdornin dokumente të falsifikuara, kanë kryer verifikime ndaj dokumenteve të shtetasve S. S.dhe S. K.

Gjatë verifikimeve, dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit të dy shtetasve të lartpërmendur kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit afganë, S.S.,23 vjeç dhe S.K.,27  vjeç,  për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!