Policia e Sarandës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi gjatë ditës së djeshme rrahu një të mitur në qytet. Burime bëjnë me dije se burri ka qëlluar 14-vjeçaren për motive të dobëta duke u shkaktuar dëme fizike.
Ndërkohë, një 33-vjeçar është arrestuar pasi goditi me grusht punonjësin e burgjeve.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të IEVP-së.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al