Shtëpitë dhe shkolla e fshatit Kuç në Vlorë janë dëmtuar nga tërmeti që preku Jugun e vendit të premten në mbrëmje. Banorët thonë se e kanë kaluar natën tek të afërmit.
Fshati Kuç është më i prekuri nga tërmeti i të premtes. Këtu të gjitha shtëpitë kanë pësuar dëmtime.
Pesë prej tyre dhe shkolla e fshatit janë më të dëmtuarat nga lëkundjet e tërmetit. Për pasojë procesi mësimor nuk do të nisë të hënën. Banorët thonë se janë ndjerë të frikësuar. Natën e kaluan tek të afërmit.
“Tërmetin e kemi ndjerë në darkë pas orës 7”.
Në zonë mbërriti edhe prefekti Flamur Mamaj për të takuar banorët e prekur. Të paktën tre lëkundje janë ndjerë në qytetin bregdetar.
Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 rihter me thellësi 27 km me epiqendër në Borsh. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Sarandë si dhe në zonat përreth. /abcnews.al