Trajneri i futbollit në Kosovë, Afrim Tovërlani është arrestuar pasi ka kanosur me thikë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.
Lidhur me këtë ka pasur një reagim edhe nga policia e Kosovës, të cilët shpjegojnë se rasti në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:50 në shtëpinë e Shpend Ahmetit.
“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin”, thuhet në këtë raport.
Gjatë kontrollit trajnerit Tovërlani i është gjetur një thikë e cila është konfiskuar, derisa i dyshuari është dërguar në stacionin policor në Graçanicë ku edhe i është bërë alkool-testi pas të cilit ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur. /abcnews.al/