Euro ka fituar pikë ndaj Lekut në nisje të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë një Euro këmbehet me 123.4 lekë.
Viti i ri ka nisur mbarë për monedhën e përbashkët europiane. Euro ka fituar pikë lehtë ndaj lekut duke u këmbyer sipas Bankës së Shqipërisë me 123.4 lekë. Një rritje prej 0.01 lekësh krahasuar me ditën e fundit të vitit 2018 dhe 0.74 lekë krahasuar me periudhën e Krishtlidjes kohë kur monedha e përbashkët europiane zbriti në 122.69 lekë, niveli më i ulët që nga Gushti i vitit 2008.
Ekonomistët argumentojnë se ky është një efekt sezonal që kryesisht lidhet me prurjet valutore nga emigrantët. Vitin që lamë pas monedha e përbashkët europiane shënoi luhatje të mëdha aq sa detyroi Bankën Qendrore të ndërhyjë në treg me synimin për të tërhequr valutën e tepërt pasi sipas saj rënia e Euros po i cënonte objektivin kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.
Sipas ekonmistëve kjo erdhi nga dy faktorë thelbesorë; konvertimi i kapitalit të bankave dhe paratë informale, arsye këto që ekspertët nuk mund të parashikojnë ecurinë e monedhës eurpiane edhe përgjatë vitit 2019./abcnews.al