VIDEO pas arrestimit, njeriu më i rëndësishëm i drogës në Kolumbi i “mbërthyer” nga policët

schedule21:01 - 24 Tetor, 2021

schedule 21:01 - 24 Tetor, 2021

Kjo është videoja kur bosi më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe kreu i bandës më të madhe kriminale të vendit Dairo Antonio Úsuga, i njohur ndryshe si Otoniel është mbërthyer nga policët pasi është arrestuar.

“Otoniel” u kap në provincën rurale Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Panamanë. Operacioni përfshinte 500 ushtarë të mbështetur nga 22 helikopterë. Një polic u vra. “Otoniel” kishte përdorur një rrjet shtëpish të sigurta rurale për të lëvizur dhe për t’iu shmangur autoriteteve dhe nuk përdorte telefon, përkundrazi u mbështet te korrierët për komunikim.

Lexo edhe: Goditja e dytë e madhe pas Pablo Escobar, si u kap me satelit mbreti i kokainës në Kolumbi

Por vendndodhja e tij në kohën e kapjes së tij u identifikua dy javë më parë, tha gazeta “El Tiempo”. Shefi i policisë Jorge Vargas tha se lëvizjet e tij u gjurmuan nga më shumë se 50 ekspertë të inteligjencës duke përdorur imazhe satelitore.

Sipas mediave të huaja ai u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia. be.k/Abcnews.al