“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit është kryendeshja e kësaj jave në kampionatin spanjoll.
Një duel interesant edhe për vete historinë që karakterizojnë dy klubet më të rivalizuara në La Liga. Ky takim do të zhvillohet në “Camp Nou” në orën 16:15, në kuadër të javës së 10 të kampionatit.
Kjo do të jetë klasikja e parë pa lojtarët si Messi, Ronaldo, Ramos, por kjo “El Clasico” do të jetë e mbushur me talente që presin mundësinë të shkëlqejnë.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur edhe lojtarët që do të hedhin në fushën e lojës, për të tentuar fitoren.
Formacionet zyrtare:
Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Sergio, Depay, Fati, Alba, De Jong, Mingueza, Eric, Gavi
Real Madridi: Coirtois, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Lucas, Vunicius, Rodrygo, Mendi. /f.a/abcnews.al


