Kosovë, mungesë organizimi për natën e ndërrimit të viteve

schedule18:20 - 1 Janar, 2019

schedule 18:20 - 1 Janar, 2019

Mungesa e një organizimi institucional ka bërë që nata e ndërrimit të viteve në Kosovë të kalojë kaotike. Qytetarët kanë përdorur në mënyrë të pakontrolluar jo vetëm mjete pirro-teknike, por edhe armë zjarri, që i kanë marrë jetën një gruaje.

Kosova e kaloi natën e ndërrimit të viteve pa një organizim serioz, me qytetarët që festuan shesheve në mënyrë të çorganizuar. Ata hodhën vetë fishekzjarre, kapsollë, ndërkohë që të shumtë ishin edhe ata që festuan duke qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në Gjilan, një grua 62-vjeçe humbi jetën si pasojë e pakujdesisë së fqinjëve të saj, që për të gëzuar hyrjen e 2019-s qëlluan me armë gjahu. Por pavarësisht incidenteve me mjetet pirro-teknike dhe mungesës së energjisë elektrike në disa zona, qytetarët e Kosovës festuan deri në orët e para të mëngjesit me koncerte të këngëtarëve të ndryshëm të mbajtur në Prishtinë.

Ndërkohë, fëmija e parë për vitin 2019 në Kosovë ishte vajzë. Vogëlushja erdhi në jetë në Klinikën e Gjinekologjisë, 36 minuta pas mesnate. Ndërkohë, nëna më e re quhet Miranda Bajrami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!