Gjirokastër, 99 përqind e basteve ulin qepenat pak orë para afatit

schedule13:04 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 13:04 - 31 Dhjetor, 2018

Në qarkun e Gjirokastrës 90% e pikave të basteve sportive kanë mbyllur qepenat vetëm pak orë para se të përfundojë afati.  Megjithatë nëpër qytet nga vëzhgimi i ABC News, disa dyqane janë ende hapur, dhe mesa duket ata do të mbyllen nesër kur dhe ato shpallen të paligjshme. Sipas burimeve zyrtare përllogaritet në 300 pikat e basteve sportive që kanë pasur aktivitet në territorin e qarkut të Gjirokastrës. 200 prej tyre janë vetëm në Gjirokastër, kurse pjesa tjetër në Tepelenë e Përmet.Të dielën Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi se në kohën e ndërrimit të viteve, nis dhe zbatimi i ligjit për bastet dhe llotot. Çdo pikë që do të gjendet hapur do të sekuestrohet nga policia dhe tatimet.