Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentet kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.
https://youtu.be/gNlYsglgdOk
‘News24’ ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.
Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë.
Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit. Kujtojmë se trupi i tij ende nuk është gjetur. /BalkanWeb