Aktori i njohur turk probleme me drejtësinë, ekipi i xhirimit e çon në gjykatë

schedule18:06 - 20 Tetor, 2021

schedule 18:06 - 20 Tetor, 2021

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit ka përfunduar në gjykatë pasi disa punonjës të serialit “Kuruluş: Osman”, pretenduan se aktori i ka fyer rëndë gjatë xhirimeve. Autoritetet nisën një hetim kundër aktorit me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”.

Aktori mohoi akuzat duke thënë: “Është e vërtetë që mjedisi ishte stresues, por unë kurrë nuk kam shqiptuar fjalë ofenduese ose fyerje. Kushdo që më njeh nga afër e di se unë nuk jam një person që mund bëj këto mallkime”.

Kurulus: Osman' actor looks dapper in new picture

Por, së fundmi gjatë një prononcimi për mediat, ai iu përgjigj sërish akuzave për fyerje. “Ju të gjithë më njihni. Linja ime, qëndrimi im është i qartë. Nuk është diçka që më shqetëson mua personalisht. ” /abcnews.al