Ngjarja në Laprakë, shpallet në kërkim 19-vjeçari

schedule21:27 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 21:27 - 27 Dhjetor, 2018

Policia e Tiranës ka bërë publik identitetin e njërit prej autorëve të dyshuar si të përfshire në ngjarjen e së mërkurës në Laprakë, ku u vra me armë zjarri 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos 23-vjeçari Erjon Benga. Burime nga unifomat blu pohojnë se, është shpallur në kërkim një 19-vjeçar me inicialet R. P.

Policia ende nuk pohon nëse i riu është autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentes dhe plagosjes së shokut të saj, apo ka ndihmuar autorët e atentatit të largohen nga vendi i ngjarjes. Identiteti i 19-vjeçarit të shpallur në kërkim u zbulua nga pamjet e kamerave të sigurisë të zonës ku ndodhi ngjarja. Ndërkohe në kërkim janë edhe dy persona të tjerë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e 19-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe mësohet se i ka kërkuar ndihmë edhe familjarëve të tij për të negociuar në lidhje me dorëzimin e të riut të shpallur në kërkim./abcnews.al