Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Plagosja në Laprakë, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar, të plagosurit ‘kyçin’ gojën

schedule12:52 - 9 Shtator, 2026

schedule 12:52 - 9 Shtator, 2026

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Laprakës. ABC News mëson se Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arbër Krashin.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri, të cilët nuk kanë dhënë sqarime mbi motivet apo autorin e ngjarjes.

Hetuesit dyshojnë se origjina e ngjarjes lidhet me një konflikt të hershëm mes palëve, por mbetet ende e paqartë nëse përplasja e së martës mbrëma ishte një takim i rastësishëm apo një përballje e lënë më parë për të “sqaruar” mosmarrëveshjet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!