Kontributi i çmuar i anglezit Aubrey Herbert për çështjen shqiptare vjen e përmbledhur nga autori Muaharrem Shqarri. Në këtë monografi paraqiten dokumente arkivor për herë të parë si letërkëmbimi me Mid’hat Frashërin apo bashkëpunimi me Ismail Qemalin për pavarësinë e Shqipërisë.
Instituti i botimeve “Lumo Skëndo” boton monografinë historike “Herbert dhe Shqipëria e pavarur”. Anglezi ishte miku i shqiptarëve, i cili ka patur njohje me personalitetet më në zë si dhe që dha kontributin e tij për pavarësinë e Shqipërisë. Studiuesi Uran Butka thekson rëndësinë.
Herbert ka luajtur një rol të rëndësishëm në Konferencën e Paqes, si dhe pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ku për herë të parë publikohet edhe letërkëmbimi mes tij dhe Mid’hat Frashëri.
Autori i veprës e cilëson si një avokate të çështjes shqiptare. Aubrey Herbert ishte mik i shkëlqyer i shqiptareve i cili ndihmoj në krijimin e shtetit dhe institucioneve shqiptare. Ndaj disa rrugë apo shkolla në vende të ndryshme të Shqipërisë mbajnë emrin e tij. Gjithashtu ai është dekoruar edhe me urdhërin “Naim Frashërin” i Argjendë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë./abcnews.al