Përflitet se vajzat e Little Mix po planifikojnë një karrierë solo pasi të përfundojnë turneun e tyre në pranverë. Por drejtimi i Perrie Edëards nuk do të jetë në muzikë. Gazeta britanike The Sun raporton se këngëtarja ka kaluar më shumë se dy vjet duke punuar për një markë luksoze të quajtur Disora.
Këngëtarja ka paraqitur një kërkesë për markën tregtare për të mbuluar një gamë të madhe artikujsh, që do të përfshijë stoli, veshje dhe kozmetikë. “Muzika është dashuria e parë e Perrie-t dhe në asnjë mënyrë ajo nuk ka përjashtuar të bëjë këngë solo në të ardhmen.
Perrie-t i erdhi kjo ide disa vjet më parë dhe kaloi shumë kohë duke punuar në të gjatë gjithë kohës së pushimit nga Little Mix kur ishin në izolim. Ajo do ta lansojë në ditët e ardhshme. Do të jetë projekti i parë i madh që ajo ka ndërmarrë që kur ka djalin e saj Axel në gusht.”, tha një burim. /abcnews.al