Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon me ritëm të shpejtë rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Sipas të dhënave të KQZ-së pritet që në tre komuna kandidatët do të fitojnë pa balotazh. Deri më tani me numërimin e mbi 60 për qind të votave në komunën e Ferizajt, Pejës e Mitrovicës së jugut, kandidatët që po prijnë pritet të fitojnë pa balotazh.
Në Mitrovicën e jugut, kandidati i PDK-së, Bedri Hamza po prin me 54.65 për qind të votave, duke lënë prapa Agim Bahtirin e LVV-së, me 33.79 për qind të votave.
Në Pejë, me 60.49 për qind prinë Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ndërkaq i dyti është 22.55 për qind.
Ndërkaq, edhe kandidati i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu po prin në këtë qytet me 63.08 për qind, ndërsa i dyti është Valon Ramadani i LVV-së me 25.18 për qind.
Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar./abcnews.al