Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha tek Unaza e Re: Aferë më ashiqare nuk ka!

schedule19:24 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 19:24 - 26 Dhjetor, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe këtë pasdite i është bashkuar protestës së përditshme të banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre për shkak të planit për Unazën e Madhe të Tiranës.

Vendosmërinë për mbështetjen e protestës, përveçse me prezencën e tij e konfirmoi edhe në retorikë në ditën e 54-t të protestës së banorëve të Unazës së Re.

“Nuk është vetëm kauzë e tyre apo e Tiranës, por e gjithë Shqipërisë. Është kauzë e qytetarëve që nuk pranojnë dot më vjedhjen grabitjen e një kryeministri që është vendosur tërësisht në axhendën e zhvatjes së pronave publike, pasurive publike, taksave të shqiptarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar”, tha Basha.

Për kryedemokratin Basha afera e projektit të Unazës së Madhe është historia më korruptive e treguar përmes dokumentave zyrtare që tregon mendësinë e kësaj qeverie.

“Aferë më ashiqare nuk ka. Nga njëra anë zhvendoset shtrati i Lanës, prishen shtëpitë e mbi 200 familjeve dhe kjo bëhet me qëllim që prona e një trafikanti droge të mos preke por të zhvillohet me firmën e Erion Veliaj, me firmën e Edi Ramës. Këto nuk janë sipas PD këto janë me dokumenta zyrtare që mbajnë firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, u shpreh Basha.

Kryeministrit i ka dështuar edhe propaganda tashmë, thekson Basha. Qytetarët e vetëdijësuar dhe të frymëzuar nga studentët po ngrihen e do vijojnë të ngrihen kundër kostos më të lartë të jetës në vendin më të varfër të botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!