Pas tërheqjes nga komisioni ndërkombëtar për gjuetinë e balenave, Japonia do të rifillojë gjuetinë e tyre për qëllime tregtare. Vendimi përfundimtar do të bëhet publik brenda këtij viti .
Japonia po merr në konsideratë të tërhiqet nga komisioni ndërkombëtar për gjuetinë e balenave me synimin për të rilejuar gjuetinë e tyre për qëllime tregtare. Lajmi është konfirmuar për mediat vendase nga burime qeveritare. Por këto të fundit sqarojnë se dhe nëse tërheqja nga ky komision do të zyrtarizohet, është e vështirë që anijet e Japonisë të arrijnë në Antartikë. Por ato do përqendrojnë aktivitetet e tyre në ujërat e Japonisë dhe në zonën ekonomike ekzluzove.
Vendimi përfundimtar do të bëhet publik në fund të këtij viti dhe vjen pas dekadash përplasjeje në brendësi të komisionit me kritika të ashpra të vendeve që janë kundër gjuetisë së balenave. Këto vende janë kryesisht europiane si Australia dhe Zelanda e Re. /abcnews.al